05 Maj 2024

Viti 2013 i përkushtimit dhe implementimit të ligjeve

Prishtinë, 4 janar - Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi, sot ka zhvilluar një takim të përbashkët me Sekretarin e Përgjithshëm, drejtoret e departamenteve, agjencive dhe zyrave të Ministrisë së Drejtësisë.

Ministri Kuçi nga drejtoret ka kërkuar përkushtim më të madh, në mënyrë që të mos ketë lëshime eventuale gjatë punës.

Ministri ka kërkuar po ashtu, që secili drejtor të përgatit objektivat kryesore të punës që i parasheh për t’i realizuar gjatë këtij viti.

Para së gjithash, Ministri kërkoi që Ministria e Drejtësisë të përcaktojë objektiva të cilat reformojnë pjesë të caktuara të sektorëve në kuadër të përgjegjësive të saj, rritjen e efikasitetit në punë dhe politikat zhvillimore të Ministrisë së Drejtësisë.

Ministri ka rikujtuar rëndësinë e realizimit të programit legjislativ të Ministrisë së Drejtësisë të paraparë për këtë vit dhe fillimin e punës në harmonizimin e ligjeve.

Megjithatë, ai veçoi se viti që po vjen duhet të jetë vit i implementimit të politikave që Ministria i ka krijuar këto dy vitet e fundit.

Ministri Kuçi, po ashtu ka kërkuar angazhim me të madh në informimin e opinionit publik lidhur me kompetencat dhe përgjegjësit e Ministrisë së Drejtësisë.

Lidhur me këtë, Ministri Kuçi tha se qytetarët duhet të jenë të informuar së Ministria e Drejtësisë është institucion i pavarur ekzekutiv dhe nuk ka asnjë kompetencë në gjykata dhe prokurori.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)