Vihet gurthemeli i objektit te zjarrfikjes në Podujevë
Podujevë, 29 korrik - Ministria e Punëve të Brendshme organizon sot vënien e gurthemelit për objektin e zjarrfikjes dhe shpëtimit për nevojat e njësisë së zjarrfikjes dhe shpëtimit në komunën e Podujevës.
Në ceremoninë e vënies së gurthemelit do të marr pjesë: ministri i Punëve të Brendshme, Skender Hysen dhe kryetari i komunës së Podujevës, Agim Veliu.
Ceremonia do të mbahet në Podujevë duke filluar në ora 11:00.