06 Maj 2024

Vihet gurëthemeli i depos për eksplozivë

Prishtinë, 1 korrik - Në Babush të Muhaxherëve në Lipjan, Ministria e Punëve të Brendshme mbajti ceremoninë e vënies së gurthemelit të depos për eksplozivë, e cila do të përdoret për mbajtjen e mjeteve të rrezikshme, si eksplozivë, mjete piroteknike etj.

Ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, theksoi se do të ndërtohet një kompleks për deponimin e materialeve eksplozive, kryesisht të atyre që konfiskohen kufi, qoftë fishekzjarre ose lloje të tjera të eksplozivit dhe deri më tani nuk ka pasur objekt të tillë, por është dashur të dërgohen në vende joadekuate.

“Ky projekt duhet të përfundojë sipas kontratës në nëntor të këtij viti, ndërsa punë kryesit kanë premtuar se kjo do të bëhet edhe më shpejtë. Ky është një vend i përshtatshëm për këtë punë, mirëpo problem evident është rruga, sidomos kur është koha me shi ose me borë”, tha ministri Rexhepi.

Ministri Rexhepi vuri në dukje se komuna e Lipjanit nuk ka buxhet për asfaltimin e rrugës, por do të provohet që të na dalë në ndihmë Ministria e Infrastrukturës, në mënyrë që rruga të përfundojë dhe projekti të kryhet siç është i paraparë.

Vlera totale e projektit për ndërtim është 241,976.60 euro.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)