23 Dhjetor 2024

Vetvendosje kërkon dorëheqjen e Ministrit Rexhepi

Prishtinë, 23 prill - Lëvizja Vetvendosje ka kërkuar dorëheqjen e Ministrit të Brendshëm, Bajram Rexhepi pasi të enjten, njësia speciale e Kosovës ka ndërhyrë kundër tifozëve të klubit të basketbollit të Prishtinës, Plisat.

Fjala është për përleshjet që ndodhën mbrëmjen e së enjtes, pas ndeshjes në mes të Klubit basketbollistik Prishtina dhe klubit serb, Bambi, që përfundojë me fitoren e klubit kryeqytetas.

Gjatë një konference me gazetarë ku i pranishëm ishte edhe përfaqësuesi i “Plisave”, Vetvendosje vlerësojë se “Nga sjellja e egër e njësisë speciale u pa qartë se këta policë, gjysma e të cilëve serbë, kishin ardhë nga Mitrovica vetëm më një qëllim të qartë: që të rrihnin sa më shumë të rinj shqiptarë.”

Ankesa e Vetvendosjes ndaj Bajram Rexhepit ka të bëjë me deklaratën e këtij të fundit se fajtorë për dhunën janë tifozët e kryeqytetit, para se të kryhet çfarëdo hetimi.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)