Vetura godet çiklistët
Skenderaj, 26 korrik - Policia raporton për një aksident komunikacioni në fshatin Rrezallë e Re të Skenderajt, ku për pasojë kanë pësuar lëndime dy persona.
Raportohet se i dyshuari mashkull shqiptar derisa ishte duke drejtuar veturën e tij, nga pakujdesia dhe mospërshtatja e shpejtësisë së lëvizjes me kushtet e rrugës ka goditur dy çiklistë.
\"Si pasojë e aksidentit, çiklistët kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar në QKUK-Prishtinë për tretman mjekësor\", njofton policia.