Vetëvritet një person
Prishtinë, 26 qershor - Policia e Kosovës, ka njoftuar se një femër është plagosur me armë zjarri në këmbë nga një dyshuari. Sipas viktimës i dyshuar më pas e ka vrarë veten.
Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe pas angazhimeve policore në pyll është gjetur trupi i pajetë i të dyshuarit mashkull K/Shqiptar dhe një armë AK 47 që është konfiskuar.
Viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK, ndërsa trupi i pajetë i të dyshuarit në konsultim me prokurorin është dërguar për Obduksion. Rasti po hetohet nga njësitë relevante policore.