16 Janar 2025

Vetëvendosje: Të lirohen sa më parë aktivistët

Prishtinë, 17 tetor - Aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje! zhvilluan një aksion simbolik për të  kundërshtuar përndjekjen dhe mbajtjen në burg në mënyrë të padrejtë të aktivistëve të opozitës.

\"Isa Mustafa po e vërteton se është Kryeministër i \'Zajednicës\'. Ai ka vënë në përdorim çdo mjet që të mbrojë këtë marrëveshje të dëmshme. Përmes policisë dhe drejtësisë së kapur ai i është lëshuar në gjah aktivistëve të opozitës.\"

 \"Këtë zell të policisë dhe gjyqësisë sigurisht që nuk e shohim ndaj strukturave paralele, korrupsionit tenderomanisë, tjetërsimit të pronave, mafias së ndërtimit, klanit Hamiti dhe SHIK-ut dhe shumë strukturave të tjera kriminale që janë të lidhura ngusht me pushtetin\", tha aktivisti Nol Nushi.

Ai më tej u shpreh se \"deri tash nga qeverisja Mustafa, kanë përfituar vetëm familja e tij, Serbia dhe Mali i Zi. Djemve po u jep tenderë, Serbisë po ia jep \'Zajednicën\' e Malit të Zi po i fal territor.\"

Opozita e bashkuar bën thirrje që aktivistët të lirohen sa më parë, dhe të tërhiqen marrëveshjet e dëmshme, përndryshe këtë pushtet e pret rezistencë e fuqishme qytetare.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)