Vetëvendosje sulmon sërish makinën e Mustafës
Prishtinë, 9 shtator - Sot rreth orës 17:00, aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje kanë hedhur sërish ngjyrë në makinën e kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa, derisa ai po largohej nga ndërtesa e Qeverisë.
\"Do të kujdesemi që sa të mundemi ta defunksionalizojmë punën e Qeverisë që po e defunksionalizon Kosovën. \'Zajednica\' nuk kalon!\", thuhet në një kumtesë të Vetëvendosjes.
Me \"Zajednicë\", Vetëvendosje i referohet Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe në Kosovë, për formimin e të cilit Prishtina dhe Beogradi kanë rënë dakord në kuadër të bisedimeve në Bruksel.