Vetëvendosje proteston, situata e qetë dhe nën kontroll
Sipas Vetëvendosjes autobusët e organizuar janë nisur nga çdo qytet i Kosovës, nga Tirana, Shkupi, Tetova, Gostivari, Kërcova dhe Struga. Gjithashtu, shumë qytetarë janë nisur me makinat e veta.
Përkundër ndalesave të shumta, dhe punkteve të shpeshta të Policisë së Kosovës, Vetëvendosjes gjatës ditës së sotme, aktivistet e parë kanë arritur në afërsi te pika kufitare Dheu i Bardhë.
Aktivistët sipas Vetëvendosjes janë ende duke kaluar kontrollet e mëdha të Policisë së Kosovës në magjistralen Prishtinë-Besianë, pika kufitare e Merdares.
Ndërkohë, siç thuhet në njoftimin e Vetëvendosjess duke filluar nga ora 11.30 Policia e Kosovës ka filluar të ndalojë qytetarët.
"Në magjistralen Prishtinë Besianë drejtë pikës së Merdares aktivistët tanë janë ndaluar për legjitimim nga punktet e shumta të Policisë së Kosovës. Qëllimi i ndaljeve është që ta vështirësoj udhëtimin dhe ti vonojë aktivistët në protestën e paraparë nga ora 13."
Mbështesit e Lëvizjes Vetëvendosje!! duke ardhur nga Shqipëria, gjithashtu janë ndaluar në kufirin e Morinës nga Dogana e Kosovës, me pretekst se është prishur sistemi.
Mbështetësit e Lëvizjes Vetëvendosje! duke ardhur nga Tetova janë ndaluar në kufi, tek pika e Glloboqicës nga autoritet e Maqedonisë. Presim që autoritetet kufitare ti lëshojnë qytetarët duke respektuar të drejtën e tyre legjitime për të marrë pjesë në protestën paqësore Serbia nuk kalon!.
Kreu i Levizjes "Vetevendosje" Albin Kurti deklaroi ne Merdare, se deri më tani nuk është lejuar të kalojë asnjë kamion serb në territorin e Kosovës dhe këtë ai e ka konsideruar si fitore.
"Problemi ynë i vetëm është Serbia, është ky vend që është vetëshpallur armik i Kosovës", tha Kurti para mbështetësve.
Sipas tij kjo është një protestë paqesore dhe te gjithë të pranishmit nuk kanë asnjë mjet te rrezikshem me vete. Protestuesit nuk mbajnë pankarta në duar, por vetëm flamuj kombëtarë.
Nderkaq zëdhënësi i policisë Baki Kelani tha se në dy pikat kufitare në Merdare dhe te Dheu i Bardh, situata deri tani është e qetë dhe stabile.
Kelani thotë se vërehen grumbuj njerëzish nga rajone të ndryshme të vendit, të cilët kanë ardhur në përkrahe të protestës së lëvizjes Vetëvendosje.
Policia e Kosovës është duke i ndërmarrë te gjitha veprimet konform Kushtetutës se Republikës se Kosovës dhe autorizimeve policore për te siguruar rendin dhe qetësin publike si dhe lëvizjen e lirë te qytetareve dhe mallrave ne dy vendkalimet kufitare dhe ne gjithë territorin e Republikës se Kosovës.
Një numër i protestuesve dhe përfaqësuesve te subjektit politik Vetëvendosja janë tubuar duke bllokuar rrugën disa kilometra jashtë vendkalimeve kufitare Dheu i Bardhe dhe Merdare.
Në rrugën magjistrale në hyrje të Komunës se Podujevë disa protestues kishin bllokuar rrugën duke pamundësuar lëvizjen e lire të njerëzve dhe mallrave, duke ndaluar dy kamion.
Njësitet policore kanë intervenuar për të liruar qarkullimin e dy kamionëve e ndaluar që kishin ardhur nga vendkalimi kufitar Merdare, ku gjatë këtij intervenimi policor janë lënduar dy zyrtare policore te cilët kane pësuar lëndime trupore.
Dy zyrtarët policore kane marre tretman mjekësorë në Qendrën e Mjekësisë se Komunës se Podujevës.
Në vendkalimin kufitar Vermimce Policia e Kosovës ka ndaluar një autobusë me qytetare te cilët kane qene duke hyre ne Kosovës, gjate kontrollit dhe verifikimit te dokumentacioneve te tyre është vërejtur se disa nga udhëtarët nuk kane poseduar dokumentacione si dhe autobusi nuk ka qene ne gjendje te rregullt teknikisht për kalimin e kufirit te cilit i është refuzuar hyrja.
Policia e Kosovës është duke menaxhuar situatën e sigurisë konform planifikimeve operacionale policore dhe njëkohësisht apelon tek te gjithë qytetaret qe te ju shmangen te gjitha veprimeve te kundërligjshme dhe te mos bien pre e provokimeve.