Vetëvendosje proteston serish sot
Prishtinë, 23 tetor - Lëvizja Vetëvendosje ka paralajmëruar vazhdimin e protestës edhe për sot. Nëpërmjet një komunikate Vetëvendosje njofton se të martën, në datën 23 tetor, Lëvizja Vetëvendosje ka thirrur popullin në një demonstratë dy orëshe.
Lëvizja Vetëvendosje ka njoftuar se protesta zhvillohet kundër pazareve me Serbinë, kundër dhunës qeveritare e shtetit policor në Kosovë, dhe për të kërkuar lirimin e mbi 60 aktivistëve dhe qytetarëve e për të kërkuar ndëshkimin e të gjithë përgjegjësve për këtë shfaqje të terrorit në rrugët e një qyteti që po përgatitet të festojë 100 vjetorin e pavarësisë kombëtare, thuhet në komunikatën e Vetëvendosjes.