Vetëvendosje organizon konferencë për FSK-në dhe rregullimet ligjore
Prishtinë, 20 mars - Iniciuar nga Grupi parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje! me mbështetjen e Komitetit për Mbrojtje dhe Siguri! të po kësaj Lëvizjeje organizohet konferenca me temë Forca e Sigurisë së Kosovës dhe rregullimet ligjore.
Në konferencë janë të ftuar Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, zyrtarë të lartë të fushës së mbrojtjes, përfaqësues të institucioneve, drejtues të Komisioneve parlamentare, profesionistë të fushës së mbrojtjes dhe sigurisë, profesorë, studiuese e studiues, ligjvënës dhe përfaqësues të shoqërisë civile.
Hyrjen dhe prezantimin fillestar do ta bëjnë Kryetari Visar Ymeri dhe Deputeti Rexhep Selimi nga Lëvizja Vetëvendosje!.
Në këtë konferencë i ftuar nderi është dhe Alfred Moisiu ish President i Republikës së Shqipërisë në vitet 20022007.