VETËVENDOSJE me parullën UNFAIR
Pristhinë, 24 korrik - Aktivistët e Lëvizjes VETËVENDOSJE! rreth orës 11:00 shkruan parullën UNFAIR në hyrje të ndërtesës së UNMIK-ut në zonën industriale në magjistralen Prishtinë Fushë Kosovë.
Me të filluar shkrimin e parullës, pa kurrfarë paralajmërimi dhe me gjithë faktin që dukej qartë që aktivistët thjeshtë do të shkruajnë një parullë, policët e Kosovës intervenuan në mënyrë të shfrenuar ndaj aktivistëve.
Ata hodhën spray lotsjellës në mënyrë të pakontrolluar, goditën aktivistët me grushta dhe ofendonin pandërprerë.
Edhe pasi aktivistët e shkruan parullën, policia insistonte në të njëjtën mënyrë të shfrenuar ti arrestonte ata. Gjatë këtij intervenimi, shumica e aktivistëve të VETËVENDOSJE!-s u lënduan nga sprey lotsjellës, ndërsa aktivisten Krenare Krasniqi e përplasën për tokë duke ia lënduar kokën