VETËVENDOSJE! mbështet protestën kundër arrestimit të veteranit Krasniqit
Prizren, 13 tetor - Lëvizja VETËVENDOSJE! në Prizren mbështet protestën e nesërme të thirrur nga shoqatat e dala nga lufta kundër arrestimit të veteranit Xhemshit Krasniqit, dhe për mbrojtjen e vlerave të përgjithshme të UÇK-së.
Përndjekja e ish luftëtarëve është e papranueshme. Barazimi i luftës sonë të drejtë më krimet e kryera nga Serbia në Kosovë ka për qëllim të shtrembëroj të vërtetën historike. Përpjekjet e tilla duhet të kundërshtohen masivisht nga të gjithë qytetarët.
Me këtë rast ftojmë gjithë anëtarësinë dhe qytetarët që të bashkohen në protestë, në ora 12:00, në sheshin “UÇK” (tek rrethi para Spitalit Regjional të Prizrenit).