Vetëvendosje godet makinën e Kryeministrit me vezë të prishura
Prishtinë, 28 gusht - Para pak minutash aktivistët e Vetëvendosje!-s hodhën vezë të prishura në makinën e Kryeministrit Isa Mustafa derisa ky, nën përcjelljen e mbi 100 policëve specialë, po shkonte në RTK ku ka emision tani.
Lëvizja Vetëvendosje! do të vazhdojë aksionet dhe protestat për ta bërë jofunksionale këtë Qeveri e cila po e defunksionalizon shtetin tonë. Do të vazhdojmë deri në dorëheqjen e Isa Mustafës.