Vetëvendosje! dorëzoi kallzimin penal për Presidentin Hashim Thaçi
Prishtinë, 22 shkurt - Lëvizja Vetëvendosje! dorëzoi sot kallëzimin penal për Presidentin Hashim Thaçi për shkak të dyshimit të bazuar se me veprimet e ndërmarra në emër të tij dhe në cilësinë e Presidentit ka kryer veprën penale nga Neni 124, paragrafi 2 lidhur me nenin 120 pika 25, 26, 27 dhe lidhur nenit 2 të KPRK-së.
Vepra penale e konsumuar sipas Vetëvendosjes lidhet me cenimin e territorit të Republikës. Cenimi i territorit vërtetohet nga Raporti zyrtar i Komisionit shtetëror për shenjimin dhe mirëmbajtjen e kufirit.
"Presim nga Prokuroria Speciale e Kosovës që sa më parë të ndërrmarë veprimet e duhura për të adresuar këtë vepër kaq të rëndë dhe të paprecëdentë në Republikën tonë", thekson Vetëvendosje.