16 Janar 2025

Vetëvendosje dënon sulmin terrorist në Paris

Prishtinë, 14 nëntor - Lëvizja Vetëvendosje! dënon sulmin terrorist ndaj qytetarëve të Francës. Aktet terroriste ku vriten njerëz të pafajshëm janë krime kundër njerëzimit, dhe si të tilla duhen luftuar e dënuar.

Njëkohësisht aktivistët e Lëvizjes VETËVENDOSJE! bashkohen në dhimbjen njerëzore për viktimat e sulmeve terroriste në Paris. Dëshirojmë t’i bashkohemi ngushëllimeve, të bindur se Franca do ta kapërcejë kryelartë edhe këtë dhimbje.

Qytetari i Parisit, i cili i ka mësuar botës se ç’është Republika, edhe dje na i dha një mësim të vyer. Gjatë orëve të tmerrit, qytetarët i kanë hapur dyert e shtëpive të tyre për të strehuar ata që ishin të traumatizuar, fizikisht a shpirtërisht prej sulmeve. Solidariteti i tyre është një frymëzim dhe shpresë që nuk e lehtëson dhimbjen, por e bën më dinjitoze atë.

Dhimbja për Parisin, ashtu si dhimbja për Beirutin, e për shumë ngjarje të tjera që kanë paraprirë, duhet përballuar së bashku, politikisht, institucionalisht, por mbi të gjitha së bashku njerëzisht.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)