23 Dhjetor 2024

Vetëvendosje! bllokon Qeverinë shaku i vizitës së Stefanoviq-it

Prishtinë, 12 maj – Vizita e shefit të delegacionit serb në negociatat teknike, Borko Stefanoviq është pritur sot në Prishtinë me bllokimin e Qeverisë nga ana e aktivistëve të Lëvizjes \"Vetëvendosje!\".

Stefanoviq paralajmëroi vizitën e tij që nga fillimi i kësaj jave, ndërsa ai sot në mëngjes ka hyrë në territorin e Kosovës, duke deklaruar se nuk bëhet fjalë për një vizitë në një shtet të pavarur.

Takimet e zyrtarit serb janë paralajmëruar të fillojnë nga ora 13.30, mirëpo deri tani nuk jepen detaje nga ana e autoriteve zyrtare të Prishtinës.

Ndërkohë, aktivistët e \"Vetëvendosjes\" kanë vazhduar të qëndrojnë jashtë grilave të ndërtesës së Qeverisë, në shenjë proteste për realizimin e kësaj vizite.

Kryeministri  Hashim Thaçi deklaroi sot se vizita e udhëheqësit të ekipit negociator të Serbisë, Borislav Stefanovicit në Kosovë është një hap drejt krijimit të marrëdhënieve të mira me Serbinë dhe de facto njohje e pavarësisë së Kosovës nga shteti serb.

Thaçi nuk e përjashtoi mundësin që një ditë edhe delegacioni kosovar të vizitojë Beogradin. Ai këto komente i bëri pas takimit me përfaqësuesin e përkohshëm special të BE-së, Fernando Gentilini.

Vizita është kundërshtuar edhe nga disa parti tjera politike, ndërsa takimin me zyrtarin serb ka refuzuar kryeparlamentari i Kosovës, Jakup Krasniqi. Kjo është vizita e parë e një zyrtari serb në Kosovë me autoritetet qeveritare, pas lirisë së këtij vendi. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)