16 Janar 2025

Vetëvendosje: Barrikada të hiqet sa më parë

Prishtinë, 22 tetor - Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje! në Mitrovicë e ka mbështetur edhe Kryetarin e Komunës Agim Bahtiri që të mos lëshojë pe karshi kërkesave të Serbisë, përkatësisht Goran Rakiqit, për zgjerim të veriut të Mitrovicës në dëm jugut vetëm kur është fjala për qëllimet dhe kërkesat për ndryshim të kufijve komunalë.

\"Ne konsiderojmë se vendosja e rrethojave të metalta vetëm sa për sy e faqe te Ura e Ibrit në emër të “rivitalizimit”, shërben si makiazh i një situate të paprecedent në të cilën ende tolerohen strukturat e Serbisë në Kosovë.\"

\"Së këndejmi, mos heqja e barrikadës, tregon papërgjegjshmërinë e institucioneve dhe se negociatat e Brukselit, nuk rezultuan me shuarjen e strukturave ilegale të Serbisë në veri të Kosovës.\"

\"Përkundrazi, ato struktura po legalizohen me bekimin e institucioneve të Republikës së Kosovës. Kjo është një kornizë me potencial të hatashëm për kolonizim të ri në atë pjesë të Kosovës\", thekson Vetëvendosje.

Barrikada në Lumin Ibër duhet të hiqet pa kushte dhe sa më parë. E po ashtu, shqiptarët duhet të kthehen në shtëpitë e tyre e të mbështeten për t’i rindërtuar shtëpitë e tyre në atë pjesë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)