26 Dhjetor 2024

Vetëvendosja e rrotullon edhe një kamion me mallra serbe

Prishtinë, 6 tetor - Sot, në ora 14.45, në magjistralen Besianë Prishtinë, afër fshatit Lupç, aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje! rrotulluan sërish një maune me mallra të Serbisë, me tabela të Serbisë, të ngarkuar me materiale ndërtimore. 

Kjo Qeveri e cila sipas Vetëvendosjes po i toleron strukturat ilegale te Serbisë, po i vazhdon negociatat pa kushte me një shtet armik, i cili nuk na njeh ekzistencën, për më tepër ka edhe gadishmërinë për të hyrë në dialog politik me Serbinë, nuk ka as vullnet e as qëllim t’i mbrojë interesat e popullit e të vendit.

Qeveria e Kosovës nuk po e mbron interesin e shtetit dhe të popullit të Kosovës, për më keq po i lejon mallrat e Serbisë ta vërshojnë tregun e Kosovës e ta mbysin prodhimin vendor.

 Bilanci tregtar në raport me Serbinë që nga data 16 shtator është mbi 2000 maune me mallra serbe, me 40 maune me mallra të Kosovës, të shantazhuar  të përdorin  dokumentet e strukturave ilegale serbe në Kosovë.

Në një situatë të tillë, qytetarët dhe subjektet politike janë të detyruar të mbrojnë interesin  politik dhe ekonomik të vendit. Në mungesë të veprimeve nga ana e intitucioneve të Kosovës, ne do t’i vazhdojmë aksionet tona politike, kundër të gjitha veprimeve në dëm të ekonomisë dhe shtetit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)