Veteranët smarrin pjesë në shënimin e gjashtë vjetorit të pavarësisë
Prishtinë, 15 shkurt - Këshilli Drejtues i OVL të UÇK-së është takuar sot në Prishtinë dhe ka diskutuar çështjet.
Raporti i Kryesisë për tubimet të cilat janë mbajtur me veteranët nëpër të gjitha komunat; ligji i veteranëve të luftës; verifikimi i veteranëve; draftstatuti i tribunalit për krimet e kryera në vitet 1998-2000 (që ka qarkulluar në media); dhe për shënimin e 17 shkurtit, përvjetorit të Pavarësisë së Kosovës.
Këshilli Drejtues vendosi me sa vijon:
1.OVL të UÇK-së kërkon nga Qeveria që sa më shpejt ta dërgojë për miratim në Kuvend projektligjin për veteranët e luftës së UÇK-së.
2. OVL të UÇK-së kërkon nga Qeveria që për asnjë çmim të mos kërkoj nga Bashkimi Evropian krijimin e ndonjë gjykate për krime lufte që nuk është pjesë e sistemit gjyqësor të Kosovës . Çdo tribunal që do funksionojë jashtë gjyqësorit të Kosovës, do të jetë i papranueshëm dhe denigrues për Shtetin e Kosovës.
Duke pasur parasysh që ne kemi kërkuar vazhdimisht që të hiqet mandati ekzekutiv i EULEX-it sa i përket luftës së UÇK-së, krijimin e një tribunali të ri veteranët do ta kundërshtojnë me reagime të ashpra dhe të paparashikueshme, për të cilat ne nuk do të marim përgjegjësi. Nëse ndonjë individ ka shkelur rregullat e luftës, atëherë me të duhet të merren gjykatat vendore.
3. OVL të UÇK-së njofton të gjithë veteranët e luftës, se nuk do të marrim pjesë në shënimin e 6-vjetorit të Pavarësisë të organizuar nga institucionet e Republikës së Kosovës, në shenjë pakënaqësie dhe revolte për padrejtësitë që po ju bëhen bashkluftëtarëve tonë dhe mbajtjes së tyre prapa grilave bazuar në procese të montuara.