15 Janar 2025

Veteranët reagojnë për rastin e Kumanovës

Pejë, 21 korrik - Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së në Dukagjin ka reaguar ndaj procesit të gjykimit të rastit Kumanova.

"Prokuroria e IRJM-së e tha fjalën e vet rreth rastit Kumanova. Kërkesa për burgim të përjetshëm për të akuzuarit, është e padrejtë, pasi që rasti nuk është zbardhur sa duhet dhe se ende nuk është dhënë përgjegjësi për ata që u vranë në tortura pas arrestimit\", thuhet në një kumtesë të kësaj organizate.

Sipas tyre, kjo kërkesë, bëhet edhe më absurde, pas parasysh dhe faktin se shefi i operacionit në Kumanovë (ish shefi i njësisë antiterroriste), është i arrestuar në Greqi, ku dhe ka kërkuar azil, që të mos përballet me gjykatën për rastin Kumanova.

"Ne kërkojmë që ky proces, të trajtohet si politik dhe të zgjidhet me marëveshjë dypalëshe. Ne presim që gjykata do të hedh poshtë pretendimet e Prokurorisë dhe se rasti do të negociohet me qeverinë e Kosovës, që të paktën, nëse vendoset që të dënohen, të vuajnë dënimin në Kosovë, pranë familjeve të tyre. Kjo praktikë ndodh në të gjitha vendet e civilizuara", thuhet në kumtesë.

Organziata u bën thirrje bashkluftëtarëve që gjenden të robëruar në burgjet e IRJM, që të qëndrojnë krenarë e të fortë.

"Në fund ne shprehim shqetësimin, për indiferencën e Prishtinës zyrtare, e cila e ka për detyrë të kujdeset për të gjithë qytetarët e Kosovës, kudo që ndodhen ata. Është shqetësuese edhe indiferenca e politikanëve, Shoqatave të Luftës së UÇ Kombëtare dhe shoqërisë civile që vepron në IRJM. Mungesa e reagimit ndaj këtyre proceseve gjyqësore, qoftë dhe me një protestë, është tregues i nënshtrimit ndaj praktikave okupuese që IRJM si shtet, i zbaton ndaj shqiptarëve. Kjo indiferencë mund të sjell pasoja deri në destabilizimin e rajonit\", thuhet në kumtesë.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)