15 Janar 2025

Veteranët protestojnë kundër themelimit të Gjykatës Speciale

Prishtinë, 26 qershor - Organizatat e dalura nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kanë paralajmëruar për sot protestë gjithë popullore për të kundërshtuar themelimin e Gjykatës Speciale.
 
Mbështetje protestës së veteranëve për ta kundërshtuar i kanë dalë edhe tri partitë opozitare Lëvizja Vetëvendosje, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën.

Lëvizja Vetëvendosje! mbështet protestën e thirrur nga veteranët e UÇK-së dhe i bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve të Kosovës që të bashkohen në sheshin “Skënderbeu” për të kundërshtuar votimin e Gjykatës Speciale.

Vetëvendosje konsideron se Kosovës po i imponohet një sistem paralel i drejtësisë, një gjykatë diferencuese në baza etnike që synon ndryshimin e të vërtetës mbi luftën çlirimtare të popullit të Kosovës.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e mbështetë protestën e nesërme të shoqatave të dalura nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës, kundër themelimit të Gjykatës Speciale.

Aleanca solidarizohet me kërkesat dhe qëndrimin këtyre shoqatave. AAK fton qytetarët e vendit të marrin pjesë dhe ta mbështesin këtë protestë.

Edhe NISMA për Kosovën mbështet protestën e thirrur nga veteranët e UÇK-së dhe i bëjmë thirrje anëtarëve dhe simpatizantëve të NISMA-s për Kosovën, dhe të gjithë qytetarëve të Kosovës që të bashkohen për të kundërshtuar votimin e Gjykatës Speciale.

NISMA konsideron se vet kërkesa për themelimin e Gjykatës Speciale e cila do t’i ndjek krimet e pretenduara mbi baza etnike e jo krimet e luftës të kryera në Kosovë është një pretendim i pa shembulltë. Andaj NISMA e mbështet protestën e nesërme e cila është thirrur nga veteranët e UÇK–së.

Drejtuesit e tri shoqatave të dalë nga lufta e UÇK-së kanë thënë se deputetët nuk do të mund të arrijnë ta themelojnë Gjykatë e cila sipas tyre është me kërkesë nga Beogradi.

Protesta do të mbahet në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë dhe do të fillojë në orën 9 e 30, gjysmë ore para se në sallën e Kuvendit të fillojë seanca ku pritet që të diskutohet për themelimin e Gjykatës Speciale.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)