16 Janar 2025

Veteranët marshojnë kundër matjes së territorit

Pejë, 15 shkurt - Dega e OVL të UÇK-së në Pejë, e mbështetur nga Degët Deçan, Istog dhe Gjakovë, zhvilloi sot një marsh protestues kundër matjes së territorit të vendit tonë.

Të pranishmëve iu drejtua, Kryetari i OVL të UÇK-së Pejë, Gazmend Syla, i cili mes tjerash tha: “As kryetari Hivziu, e as antarët e Komisionit asnjëherë nuk e kanë dëshmuar me ndonjë akt se e dojnë vendin e tyre. As para as pas, e në luftë as që bëhet fjalë”.

Veteranëve iu drejtua edhe Rasim Mulaj në emër të komunitetit deçanas kundër demarkacionit si dhe Ali Geci në emër të stërgjyshërve të rënë për mbrojtjen e kufijve të Kosovës.

Në fund kryetari Syla, i dërgoi porosi deputetëve që të mos votojnë demarkacionin në kufinjt aktualë, të mos mashtrohen me para e poste, sepse pasardhësit e tyre do ta bartin vulën e tradhëtisë së tyre ndaj vendit. Gazmend Syla tha se të gjithë ne të pranishmit, përshëndesim Komandantin e Zonës së Dukagjinit Ramush Haradinaj, i cili filloi kundërshtimin e faljes së territorit, pikërisht në këtë vend.

Marshi, ku morën pjesë disa qindra veteranë, përfundoi i qetë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)