Veteranët e UÇK-së protestojnë për lirimin e Ramush Haradinajt
Prishtinë, 6 janar - Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës do të tubohen sot te Pallati i Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë për të filluar marshin protestues paqësor deri te Ambasada e Francës, ku do të protestohet për lirimin e ish-kryeministrit të Kosovës dhe kryetari të AAK-së, Ramush Haradinaj.
Pjesëmarrësit e këtij marshi do të parakalojnë rrugëve të qytetit e deri te Ambasada Franceze në Prishtinë.
Marshi është paqësor dhe është i mbështetur nga pothuaj të gjitha partitë politike, organizatat dhe një pjesë e madhe e lëvizjeve qytetare e civile.
Haradinaj po mbahet në paraburgim në Francë, kjo sipas një fletarresti të lëshuar nga Serbia në vitin 2004.
Ndalimi dhe mbajtja e Haradinajt, ka shkaktuar një valë të madhe reagimesh në Kosovë, në Shqipëri dhe në Diasporë.