15 Janar 2025

Veteranët e UÇK-së protestojnë kundër qeverisë

Prishtinë, 11 mars - Ish-luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kanë protestuar sot para ndërtesës së qeverisë në Prishtinë për zvarritjen e procesit të regjistrimit të veteranëve.

Të organizuar nga Këshilli për Mbrojtjen e Luftëtarëve të UÇK-së, protestuesit u kanë dhënë një javë kohë institucioneve, që të publikojnë listat e plota, si dhe një muaj kohë për fillimin e dhënies së pensioneve.

Në të kundërt ata kanë paralajmëruar protesta të dhunshme.

Në protestë morën pjesë ish-luftëtarë nga zona të ndryshme operative, të cilët lëshuan një sërë kritikash të ashpra në drejtim të institucioneve për, siç thanë ata, lënien pas dore të kategorisë më të rëndësishme në vend.

Ish-luftëtarët e UÇK-së qëndruan për më pak se një orë para Kryeministrisë, ndërsa objektet e saj ishin rrethuar paraprakisht nga forca të Policisë së Kosovës.

Deri tani janë publikuar listat e zonave operative të Llapit, Karadakut, Nerodimës e Shalës, ndërsa është paralajmëruar që deri në javën e ardhshme të publikohen listat nga të gjitha zonat operative.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)