16 Janar 2025

Veteranët e luftës marrin shembull nga legjislacioni kroat

Zagreb, 29 qershor- Një delegacion i Veteranëve të Luftës së UÇK-së, i kryesuar nga kryetari Hysni Gucati, drejtori i zyrës për çështje të veteranëve pranë zyrës së kryeministrit Faik Fazliu dhe Kemajl Shaqiri, po qëndrojnë për vizitë zyrtare në Kroaci.

Ata janë pritur për vizitë në selinë e mbrojtësve kroatë nga Ministri i Veteranëve të Kroacisë Tomo Medved dhe asistentët e tij Stephen Sučić dhe Dinko Tandara. Në takim ishte i pranishëm edhe kryetari i Shoqatës Kombëtare të Luftës së Kroacisë Tomë Kaçinari.
 
Ministri i mbrojtësve të Kroacisë, Tomo Medved, duke falënderuar vullnetarët e Kosovës në luftën kroate, shpjegoi ligjin e rëndësishëm të veteranëve, të vënë edhe në praktikë, me buxhetin në dispozicion. Sipas tij, ai është i rëndësishëm për shkak të bashkëpunimit me të gjitha fushat e profesionit, duke paraqitur edhe projektpropozimin e ligjit të ri.

Delegacioni i Veteranëve të Kosovës, shprehu interes në projekt-propozimin e ri të ligjit të veteranëve të luftës kroate, si shembull i mirë për përfshirje në legjislacionin për veteranët.

Delegacionet ranë dakord që shkëmbimi i përvojave është bazë e mirë për kushtet dhe nevojat që do t’i kenë veteranët e luftërave çlirimtare

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)