Vetëdijesohen të rinjt për luftimin e ekstremizmit dhe radikalizmit fetar
Vushtrri, 29 shtator - Partners-Kosova, Center for Conflict Management, në mbështetje të Ambasadës Amerikane në Kosovë, ka mbajtur në Vushtrri konferencën një ditore me temën Vetëdijesimi i të rinjve për luftimin e fenomenit të ekstremizmit dhe radikalizmit fetar që shpie në terrorizëm, një sfidë për Kosovën.
Drejtoresha e Qendrës Partners Kosova Shukrije Gashi, fillimisht ka folur për rëndësinë e kësaj konference, që mbahet në kuadër të projektit Angazhimi publik i të rinjve, përmes paqes dhe pajtimit, kundër jotolerancës dhe radikalizmit e që u implementua në 5 komuna të Kosovës: Viti, Gjilan, Kacanik, Mitrovicë dhe Vushtrri.
Selvije Rashani Menaxhere e Projektit, ka prezantuar një përmbledhje të detajuar të gjitha rezultateve mbi aktivitetet e realizuara nga Partners Kosova në kuadër të këtij projekti. Ajo në vecanti ka theksuar se një rëndësi të vecantë i kanë kushtuar trajnimit të të rinjve për të kundërshtuar ekstremizmin dhe radikalizmin fetar që shpie në terrorizëm, ku nga këto trajnime kishin përfituar rreth 150 nxënës të shkollave të mesme.
Ajo spjegoi në vecanti materien e shtjelluar në trajnime dhe e përgëzoi angazhimin e nxënësve pjesëmarrës në trajnim, duke theksuar se ne si shoqëri duhet të punojmë akoma më shumë për edukimin e kësaj rinie që konsiderohet si një rini mjafte e shëndoshë dhe me njohuri të shkëlqyeshme në fushën e ekstremizmit të dhunshëm, radikalizmit dhe terrorizmit. Pastaj ajo u fokusua po ashtu edhe në rezultatet e dalura nga hulumtimi mbi ndikimin e rrjeteve sociale në përhapjen e ekstremizmit dhe radikalizmit fetar tek të rinjët, pasi ato konsiderohen si një shqetësim kryesor në përhapjen e këtij fenomeni.
Poashtu Selvije Rashani theksoi edhe rolin e Kampanjës digjitale që Partners Kosova ka bërë përmes rrjetit të facebook-ut për vetëdijesimin e të rinjëve mbi pasojat që sjellin këto dukuri negative radikale, ku niveli i shikueshmërisë nga ana e të gjitha grupmoshave ka arritur shifrën rreth 57706 shikime, shifër kjo mjaft e knaqëshme.
Në këtë konferencë, ka folur edhe përfaqësuesja nga Ambasada Amerikane në Kosovë Mimoza Jupa, e cila theksoi se duhet fokusuar tek personat që kanë marrë rrugën e gabuar dhe duan të kthehen në Kosovë, në mënyrë që të bëhet ri integrimi i tyre, si formë tjetër e luftimit të Ekstremizmi dhe Radikalizmi fetar, një fenomen shqetësues që ka prekur në masë edhe Kosovën.
Në këtë konferencë, foli edhe kryeimami nga Bashkësia Islame e Kosovës, Sabri Bajgora , i cili ka potencuar se ne fe nuk tolerohet dhuna. Ai tha se kemi obligim moral e njerëzor që si institucione të shtetit, të ruajmë shoqërinë tonë nga terrorizmi dhe pasojat që sjell ky fenomen i rrezikshëm i cili po kërcënon botën e sotme.
Ndërkaq, përfaqësuesi nga Ministria e Arsimit Lah Nitaj, ka theksuar angazhimin e kësaj Ministrie në luftimin e fenomenit të ekstremizmit dhe radikalizmit fetar, në veçanti mbështetjen në Objektivat e Strategjisë së Qeverisë së Kosovës për parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm dhe Radikalizmi që shpie në Terrorizëm (2015-2020).
Në këtë konferencë u potencua rëndësia dhe roli i edukimit të mirëfilltë të rinisë në Kosovës, veçmas komunikimi, si dhe zhvillimi i të kritik kundër Ekstremizmit të dhunshëm dhe Radikalizmit fetar.