Veselinoviqet shndërruan veriun e Kosovës në strehë të kriminelëve
Mitrovicë, 5 dhjetor - Zvonko Veselinoviq dhe vëllai i tij me ndihmën e shërbimi të fshehtë serb të sigurimit, e kishin shndërruar veriun e Kosovës në strehë të sigurt për shumë kriminelë nga rajoni.
Kështu shkruan revista serbe Novi Magazin. Sipas shkrimit të kësaj reviste, Veselinoviq viteve të kaluara, falë lidhjeve të tij të forta politike dhe atyre me policinë e fshehte serbe, kishte arritur të ndërtonte perandorinë e krimit të tij përmes kontrabandës me naftë, tregtisë me drogë dhe aktiviteteve tjera kriminale.