17 Maj 2024

Veselinoviq shpallet fajtor për posedim të paligjshëm të armëve

Mitrovicë, 20 nëntor - Një gjyqtar ndërkombëtar në Gjykatën Themelore të Mitrovicës e shpalli Zharko Veselinoviqin fajtor për mbajtje në pronësi, kontroll, posedim ose shfrytëzim të paautorizuar të armëve dhe e dënoi atë me nëntë muaj burgim me kusht për një periudhë dy vjeçare.

Akuza për mbajtje në pronësi, kontroll, posedim ose shfrytëzim të paautorizuar të armëve është ndarë (është shkëputur ligjërisht) nga akuza për tentim vrasje të rëndë, për të cilën është ngritur aktakuza kundër Veselinoviqit, e cila është në pritje të konfirmimit.

Prokuroria dhe të pandehurit kanë të drejtë të ankohen kundër këtij vendimi.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)