Veselinoviq dhe Repiq dalin para gjyqit
Mitrovicë, 31 korrik - Sot pritet që të vendoset nëse dy të arrestuarve nga EULEX-i, Zharko Veselinoviq dhe Slobodan Repiq do tu vazhdohet paraburgimi apo do të lirohen për tu mbrojtur në liri.
Vendimi do të sillet në orën 10 para dite nga Gjykata e Mitrovicës, njoftojnë mediat serbe.
Ndërkohë, protestuesit serbë po vazhdojnë të mbajnë të bllokuar rrugën në Rudare të Zvecanit.
Ata kanë kërcënuar se nëse dy të arrestuarit nuk lirohen sot, do të radikalizojnë veprimet e tyre permes bllokimit edhe të rrugëve tjera.