01 Janar 2025

Veseli: Bllaca asnjëherë nuk ka qenë në SHIK

Prishtinë, 20 qershor - Nurmi një i SHIK-ut, Kadri Veseli ka folur për 5 orë për shërbimin që drejtonte që nga themelimi në 1999-tën deri në qershor të 2008-tës kur zyrtarisht SHIK-u u shpërbë.

Nga ai ka ardhur në Gjykatë e printuar edhe struktura organziative e SHIK-ut. Shërbimi Informativ i Kosovës sipas Kadri Veseli udhëhiqej nga ai, zëvendësi i tij, Ilmi Reçica, Drejtori Gjeneral, Latif Gashi dhe 4 drejtori, ajo për informacion e analiza që drejtohej nga Ilmi Ramadani, Drejtoria kudër krimit të organizuar nga Fatmir Xhelili, Drejtoria kundër Terrorizmit nga Fadil Demaku dhe drejtoria kundër zbulim nga Ferat Shala.

Në sqarimin e Veselit, SHIK-u ka qenë institucion informativo-gjurmues dhe ka pas detyrë të analizoj dhe të mbledh informacione në interes të mbrojtjes së sigurisë nacionale të vendit.
Nuk ka pas forcë eksekutive dhe ka funsionuar sipas një draft ligji.

SHIK-u sipas Veselit deri në ekzistimin e Qeverisë së Përkohshme i raportonte asaj, ndërsa në rrethanat e reja pas vitit 2000 bashkë me faktorin ndërkombëtar ishte vendosur që SHIK-u të vazhdonte funsionimin.

Kadi Veseli ka ftuar Gjykatën që t`i jap garanci se emrat e të angazhuarve në SHIK të mos keqëpërdoren ashtu siç po ndodh me vet reputacionin e SHIK-ut.

E kur kryetri i Trupit Gjykues e ka pytur Veselin nëse preferon që seanca të jetë e mbyllur për publikun ai ka thënë jo.

“Keq që nuk janë edhe kamerat këtu”, ka theksuar ai. Kadri Veseli, ka folur edhe për anëtarët që SHIK-u ka pasur në kuadër të funksionimit.

“Nëse flasim për qershor – dhjetor 1999 nuk kemi qenë më shumë se 30 persona e nëse flasim për qrshor 2008 nuk kemi qenë më shuëm se 90”, ka deklaruar Veseli.

Ish-shefi i SHIK-ut me përgjegjësi ka deklarur se në SHIK nuk ka pasur punëtor që nuk e njifte dhe se më të njetit organizonte dhe takime të rrgullta vjetore.

I pytur nëse punëtorët e SHIK-ut kishin kartela identifikuese, Veseli ka sqaruar se anjë puntëor i SHIK-ut nuk kishte kartelë të identifikueshme në publik, por çdo punëtor sipas tij, kishte identitet dhe identifikim në këtë organizatë.

Veseli është pyetur edhe nëse pjesëtarët e SHIK-ut ishin të armatosur. “Zyrtarisht jo, privatisht nuk e di”, ka deklaruar Veseli.

E kur është pyetur nëse njeh ndër të tjerë Naim Miftarin, Vesli ka thënë se ai e kishte takuar Miftarin në tetor të 1999-tës në cilësinë e përfaqësuesit të Minsitisë së Rendit.

Por, sipas Veselit ky njeri ka manipuluar në emër të SHIK-ut për çka janë njoftuar edhe atutoritetet ndërkombëtare.

Ai ka folur edhe për Azem Sylën për të cilin tha se asnjëherë nuk ka qenë në SHIK, por, që është një ndër personat më meritor për pavarësinë e vendit.

Në pyetje të avokatëve mbojtës ndër të tjera ka mohur që secili nga të akuzuarit të ketë qenë pjesë e SHIK-ut.

Kur është pyetur për Nazim Bllacën ka deklaruar se ai nuk ka qenë kurrë në anjë moment pjesëtar i SHIK-ut. “Nuk e besoj t`ia ketë kryer anjëherë në jetën e vet ndonjë shërbim për SHIK-un”, ka thënë ai.

Kur është pyetur nëse në adresë të SHIK-ut faktori ndërkombëtar kishte adresuar shqetësim e përgjegjësi për krimet e pas luftës, Veseli ka deklaruar se është çështje tjetër tentativa e improvizimeve për të krijuar perceptime të gabuara.

”Ngjarjet kriminale të pas luftës kanë qenë në fokusin tonë, por brenda kornizës së veprimtarisë që të parandalohen vëlla-vrasjet”, ka theksuar ai.

Ndryshe Veseli ka refuzuar që prokurorisë t`i dorëzoj listën e punëtorëve të SHIK-ut. Ndër te tjera, Veseli ka pranuar se SHIK-u përveç kontakteve me shërbime të tjera ka pas kontakte edhe me pjesëtar të shërbimit sekret të Serbisë, gjithmonë në interes nacional të Kosovës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)