16 Janar 2025

Veseli bëri homazhe te varri i Fehmi e Xhevë Lladrovcit

Gllanasellë, 22 shtator - Sot, në 17-vjetorin e rënies heroike të Fehmi dhe Xhevë Lladrovcit, kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, i shoqëruar nga deputetë të Kuvendit dhe autoritete të tjera lokale, bëri homazhe dhe vendos kurorë me lule te varret e tyre, në Gllanasellë të Drenasit.

“Nëse gjatë historisë rishfaqen tribunët tanë kombëtarë, atëherë mund të themi se pasardhësit më të denjë të Azem e Shotë Galicës, ishin dhe mbeten Fehmi e Xhevë e Lladrovci”, tha me këtë kryetari Veseli.

Kryetari i Kuvendit kujtoi ditën 22 shtatorit të vitit 1998, kur mijëra ushtarë, policë dhe njësi paramilitare serbe, nga drejtime të ndryshme filluan sulmin mbi malet e Qyqavicës.

“Ishte një luftë e pabarabartë. Ushtria serbe po mbillte terror kudo që shkelte, por djemtë dhe vashat e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nuk po jepeshin. Në krye të tyre ishte burri i madh i Kosovës, Komandanti Fehmi Lladrovci. Në muzgun e asaj dite të rëndë, bashkë me bashkudhëtaren e tij të jetës, Xhevën dhe shumë trima tjerë të UÇK-së, ranë për lirinë e Kosovës.

Ata ranë, por, Kosova u ngrit dhe fitoi lirinë. Nderim të përjetshëm kujtimit dhe veprës së tyre të pashoqe”, theksoi kryetari Veseli. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)