18 Janar 2025

Vërtetohet aktgjykimi në rastin e Rexhep Selimit e Visar Ymerit

Prishtinë, 21 qershor - Një kolegj penal prej tre gjyqtarësh i Gjykatës së Apelit, me 07.06.2016, e ka vërtetuar aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë P.nr.4355/2012, të datës 25 Prill 2016.

Me anë të këtij aktgjykimi të akuzuarit Rexhep Selimi dhe Visar Ymeri, ishin liruar nga akuza për veprën penale lëndimi i lehtë truporë nga neni 153  lidhur me nenin 23 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, ndërsa i akuzuari  B.B., për të njëjtën vepër ishte shpallur fajtor dhe ishte dënuar me 4 muaj burgim me kusht.

Gjykata e Apelit vlerësoj se ankesa e prokurorisë është e pa bazuar, duke ardhur në përfundim se me aktgjykimin e ankimuar nuk janë bërë shkeljet esenciale të dispozitave të procedurës penale, se gjendja faktike është vërtetuar në mënyrë të drejtë dhe të plotë, si dhe nuk është shkelur  ligji  penal.

Kolegji po ashtu konstatoj, se gjykata e shkallës se parë, në kuadër të kompetencave te veta ligjore, në mënyrë të drejtë e ka zbatuar ligjin e aplikueshëm në kohën e kryerjes së veprës penale, kur ka  vendosur  që  të akuzuarit në mungesë të provave t’i liroj nga akuzat. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)