Vërshime të ujërave në hapësirat e RTK2 dhe RTK3
Prishtinë, 8 shtator - Sindikata e Pavarur e RTK-së ka njoftuar se që në orët e hershme të mëngjesit është alarmuar me gjendjen në të cilën po përballen punëtorët e RTK-së, nga vërshimet e ujërave atmosferike dhe atyre të zeza në hapësirat e RTK2 dhe RTK3.
Një ekip i SPRTK-së ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ka parë nga afër situatën ku si pasojë e kësaj gjendjeje, punëtorëve u është pamundësuar qarkullimi për në vendin e tyre të punës dhe anasjelltas.
Vlen të theksohet se kjo situate është përsëritur disa herë pas reshjeve atmosferike dhe se në këtë mënyrë përveç pamundësisë për punë, po rrëzikohet shëndeti i punëtorëve.
Të alarmuar me situatën, SPRTK kërkon nga Menaxhmenti që të merr masa për sanimin e gjendjes dhe krijimin e kushteve elementare për punë.
SPRTK vlerëson se situatat e tilla po vijnë edhe si pasojë e investimeve të paplanifikuara dhe tw improvizuara nga ky menaxhment.