Vërshime në fshtrat e Prishtinës
Prishtinë, 19 prill - Për shkak të reshjeve të ditëve të fundit, në fshatrat Llukar, Makoc, Mramor, Bërnicë, Keqekollë dhe Prugoc, kemi probleme me vërshimet.
Drejtori i Shërbimeve Publike, Ardian Gashi, ai i Inspeksionit, Xhelal Sveçla, si dhe drejtori i Infrastrukturës Lokale, Hysen Durmishi, së bashku me ekipet e tyre kanë dalë që nga mëngjesi në këto fshatra, për ta vlerësuar situatën dhe për të marr masat e duhura sa më parë.
Për të gjitha veprimet që do të ndërmerren për këtë çështje, do tiu njoftojmë me kohë.