Veriu sërish tronditet nga një shpërthim
Mitrovicë, 19 tetor - Në pjesën veriore të Mitrovicës, persona të panjohur kanë hedhur një pajisje shpërthyese në drejtim të banesës së Ninosllav Dejlliqit, kandidat i iniciativës qytetare Srpska.
Rastin e ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë shefi rajonal i policisë së Kosovës në veri, Zhelko Bojiq.
Ai ka thënë se sulmi ka ndodhur pak pas mesnatës dhe, përveç dëmeve materiale, nuk ka shkaktuar viktima në njerëz.
Ky është sulmi i dytë me mjet shpërthyes në Mitrovicën e veriut brenda 24 orëve. Në sulmin e parë, cak ishte banesa e një kandidati të Partisë së Pavarur Liberale (SLS) e cila është e afërt me institucionet e Kosovës.