Veriu qetë, por ende me tensione
Prishtinë, 2 gusht - KFOR-i ka njoftuar përmes një komunikate për media se situata në veri është relativisht e qetë, por ende e tensionuar.
Trupat e KFOR-it i kanë nën kontroll dy pikat e kalimit kufitar në Jarinje (Porta 1) dhe Bernjak (Pika 31), thuhet në njoftim.
Ushtarët, bën të ditur KFOR-i, po patrullojnë dhe kontrollojnë zonën e Zubin Potokut dhe vendet tjera në veri.
Edhe institucionet e rendit kanë thënë se situata e sigurisë në veri të Kosovës është e qetë dhe nën kontroll të forcave të sigurisë.
Zëdhënësi i policisë Brahim Sadriu, tha se nga informacionet e deritanishme gjendja është e qetë dhe nuk është raportuar për anjë incident.
Sadriu tha po ashtu se KFOR-i vazhdon të qendroj në vendkalimin kufitar në Jarinë, kurse në Bernjak vaprojnë bashkarisht forcat e KFOR-it dhe doganierët.