Veriu, hiqen barrikadat edhe në Zupç
Prishtinë, 10 gusht - Serbët kanë hequr sot barrikadat edhe në Zupç, në drejtim të rrugës për në pikën kufitare të Bërnjakës.
Sllavisha Ristic, kryetar paralel i Zubin Potokut urdhëroi heqjen e barrikadave.
Bllokime, tani për tani ka vetëm në Rudarë, pranë Zvecanit, në rrugën kryesore Mitrovicë-Leposaviq.
Shtabet e krizave të katër komunave veriore do të vendosin ditët e ardhshme për barrikadat.
Barrikadat në Rudare duhet të jenë gati në çdo moment qe mund të hapet zjarr ose nëse dikush tenton që të futet në veri\", thotë kryetari i Zvecanit, Dragisha Milloviç.
Milloviç bashkë me kryetarët e veriut, kanë shkuar të martën në orët e vona të natës në Rudare për të biseduar me përfaqësuesit serbë atje.