Verifikimin po e vonojnë disa komandantë
Prishtinë, 1 prill - Përfaqësuesi i Komisionit qeveritar për verifikimin e veteranëve të UÇK-së, Xhavit Jashari ka bërë thirrje të mos prolongohet procesi i verifikimit, në të kundërtën veteranët e UÇK-së nuk do të rrinë duarkryq.
Ai në një intervistë për Epokën e re ka thënë se vonesat janë duke ndodhur për shkak të neglizhencës së disa komandantëve dhe vartësve të tyre.
Jashari ka thënë se Komisioni është i vetëdijshëm për punën që është duke e kryer dhe askujt nuk do ti bëhet e padrejtë.
Sipas tij, nuk ka rrezik që ky proces të dështojë dhe beson se listat do të jenë të pranueshme nga të gjithë.