Verifikimi i veteranëve të luftës drejt fundit
Prishtinë, 24 dhjetor - Udhëheqësi i Sekretariatit të Komisionit shtetëror për verifikimin e kategorive të dala nga lufta e fundit, Faik Fazliu, ka bërë me dije se 98.5 për qind e këtij procesi ka përfunduar.
Ai ka treguar se kanë mbetur për tu verifikuar vetëm edhe rreth pesë mijë aplikacione, shkruan Epoka e re.
Sipas tij, ky proces do të përmbyllet shumë shpejt dhe listat përfundimtare do të publikohen më së largu kah mesi i janarit të vitit të ardhshëm