Verbani: ISIS mund të bëj kërdi edhe në Kosovë
Prishtinë, 5 qershor - Kërcënimet që janë bërë nuk është diçka e re për Kosovën, dhe nëse nuk marrin ndonjë hap organet e vendit, ISIS mund të bëjë ndonjë gërdi si ti jepet mundësia. Kështu ka thënë hoxhë Mulsi Verbani nga Kaçaniku.
Ne jemi të kërcënuar prej ideve vehabiste e pos ideve vehabiste atëherë vjen radikalizmi dhe pas radikalizmit pastaj vjen faza e fundit, kërcënimi praktik. Ne për momentin jemi të rrezikuar ne aspektin psikologjik , por nuk do të thotë se në një kohë të afërt nëse nuk merren hapa konkret nuk do të jemi të rrezikuar, ka thënë Verbani.
Personat të thirrur në ISIS plotësisht veprojnë me idenë havarixh, kështu ka thënë, Verbani.
Ai ka thënë se këta persona që thirren në idenë havarixh, nuk kanë asnjë fe dhe sipas tyre çdo person që nuk e fal namazin është pabesimtarë, çdo person që pinë alkool e quaj pabesimtarë dhe vetëm një njeri që nuk e agjëron ramazanin e quajnë pa besimtarë.
ISIS për mua veprojnë në bazë të ideve havarixh, që i bie që janë të dalur nga feja. E keqja është që në momentin kur të konsiderojnë një mysliman në këtë rast Kosovën pa besimtarë ata kanë të drejtë sipas ideve të tyre që atë pa besimtarë me e mbyt, kanë të drejt me ja marr pasurinë dhe kanë të drejtë ti robërojnë bashkëshorten dhe tju konfiskojnë pasurinë, ka thënë Verbani. /zeri/