24 Dhjetor 2024

Ventor Maznikollin dënohet me tetë vjet burg

Prishtinë, 3 gusht - Një trup gjykues i përbërë nga gjykatës të Kosovës dhe të EULEX-it në Gjykatën Supreme e vërtetoi vendimin e shkallës së parë të Gjykatës së Qarkut në Pejë kundër Ventor Maznikollit.

Më 23 korrik 2010, një trup gjykues i përzier në Gjykatën e Qarkut në Pejë e shpalli fajtor Ventor Maznikollin për vrasje të nxitur dhe e dënoi atë me tetë (8) vjet burg. Gjykata kishte vërtetuar se ai e kishte vrarë fqinjin e tij Xhafer Belegu në Pejë më 23 gusht 2003.

Tutje, Gjykata kishte vërtetuar se Ventor Maznikolli ishte në gjendje të zemëruar në kohën e kryerjes së veprës, si rrjedhojë e një sulmi të rëndë që Xhafer Belegu e kishte kryer kundër babait të tij.

Gjykata Supreme vendosi ta refuzojë ankesën e të pandehurit si të pabazë dhe e vërtetoi në tërësi aktgjykimin e Gjykatës së Qarkut në Pejë. Aktgjykimi lidhur me ankesën u shpall më 2 gusht 2011. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)