17 Maj 2024

Vendosen kamera për të rritur sigurinë në Mitrovicë

Mitrovicë, 16 nëntor - Komuna e Mitrovicës ka nisur realizimin e një projekti vendosjen e kamerave në pjesët më të frekuentuara të qytetit me qëllim të rritjes së sigurisë.

Zyrtarët komunalë synojnë që ky projekt do të ndikoj në parandalimin e problemeve që kanë të bëjnë me sigurinë, duke pasur parasysh numrin e madh të rasteve të rrahjeve ndërmjet  rinjve, plaçkitjet etj.

Drejtori për Mbrojtje dhe Shpëtim, Behxhet Bala, tha se në kuadër të këtij projekti do të vendosen gjithsej 32 kamera.

“Kamerat do të vendosen në rrugët kryesore të qytetit, mandej në afërsi të shkollave dhe objekteve të tjera vitale etj”.

Ai tha se menaxhimi i kamerave do të bëhet nga policia në bashkëpunim me autoritetet komunale.

“Është me rëndësi që projekti menaxhohet nga autoritetet përgjegjëse dhe konform rregullativës për ruajtjen e privatësisë”, tha ai. 

Ky projekt në vlerë prej 24 mijë e 990 eurosh financohet nga komuna, ndërsa realizimi i tij në terren bëhet nga kompania “Infocom”. 


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)