Vendosen buqeta lule pranë përmendores se personave të zhdukur
Prishtinë, 21 prill - Me rastin e fillimit të aktiviteteve për shënimin e Javës për Personat e Pagjetur, në vigjilje të shënimit të 27 Prillit Dita e të Pagjeturve të Kosovës, Këshilli Organizativ do të vendos sot buqeta lule pranë Përmendores dedikuar personave të zhdukur që është përballë Ndërtesës së Kuvendit të Republikës së Kosovës.
Pas vendosjes së luleve, përfaqësuesit e Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur dhe përfaqësuesit e Shoqatave Familjare të të Zhdukurve të Kosovës, mbajnë konferencë për media, mbi gjendjen e procesit të ndriçimit të fatit të personave të zhdukur dhe aktivitetet e planifikuara për shënimin e 27 Prillit Dita e të Pagjeturve të Kosovës.