Vendimi i arbitrazhit konsiderohet nga MPB si çështje shume serioze
Prishtinë, 29 korrik - Në Ministrin e Punëve të Brendshme u mbajt konferenca për media në lidhje me vendimin e Gjykatës së Arbitrazhit në çështjen e pasaportave. Sekretari i përgjithshëm i Ministrisë së Brendshme të Kosovës, Driton Gashi deklaroi se kemi pranuar vendimin ne forme elektronike dhe kemi filluar të analizojmë të gjitha pjesët e saj e sidomos pjesët që ne i konsiderojmë si çështje kontestuese dhe e dyta është njoftimi për veprimet e mëtutjeshme, qe MPB do të ndërmerr në ditët në vijim.
Vendimi i arbitrazhit është konsiderohet nga MPB si çështje shume serioze dhe po ashtu si proces i komplikuar ligjor, i cili ka filluar në vitin 2013. Është i komplikuar sepse jemi pothuajse në dy beteja ligjore, e para ka të bëjë me vendimin e gjykatës ndaj grupit të Natali Veliaj, e cila ka qene e autorizuar ne veproje ne emër te OeSD, ne te cilin proces MPB do të bëjë padi civile për kompensimin e dëmit që i është shkaktuar MPB-së, dhe procesi tjetër paralel është çështja e arbitrazhit të cilën duhet beteje duhet ta ndjekim deri në fund. Sekretari Gashi tha se vendim i gjykatës ndërkombëtare do ti nënshtrohet procedurës së njohjes nga ana e strukturave gjyqësore në vendin tonë.
Avokati, Gazmend Nushi, i cili ka përfaqësuar MPBnë në këtë proces ka sqaruar se ky vendim nuk është i apelueshëm.
Ky vendim i arbitrazhit në kuptimin e procedurës së arbitrazhit nuk mund të ankimohet në ndonjë instancë më të lartë. Por nisur nga konventa e New York-ut, Ministria e Punëve të Brendshme do ta nis procedurën për anulimin e këtij vendimi. Duhet pritur edhe inicimin e procedurës për njohjen e këtij vendimi. Gjykata kompetente vendore, do ta jap fjalën përfundimtare, ka thënë z. Nushi.
Ai po ashtu ka thënë se afati 14 ditor është keqkuptuar nga media sepse ky vendim i tillë çfarë është për momentin, siç thotë ai, i nënshtrohet njohjes së Gjykata kompetente në Kosovë.
MPB siguron opinionin e gjerë se është duke e trajtuar shumë seriozisht vendimin e Arbitrazhit dhe për çdo informacion të ri do te njoftoj me kohe edhe publikun e gjerë.