16 Janar 2025

Vendim i padrejtë i Gjykatës Themelore në Prizren

Prishtinë, 19 gusht - Lëvizja Vetëvendosje! në Prizren reagon ashpër ndaj vendimit të padrejtë dhe joligjor të Gjykatës Themelore në Prizren me të cilën Abdullah Thaçi, ish-punëtor i Procredit Bank është dënuar me gjobë prej 5000 euro, sepse, sipas aktakuzës, gjendjen e llogarive të Drejtorit të Arsimit në Prizren Nexhat Çoçajt, dhe mësimdhënësit Bekim Thaçi, i kishte futur në një zarf dhe ia kishte dorëzuar Lëvizjes Vetëvendosje!, e cila këto llogari bankare i ka përdorur për të ushtruar kallëzim penal ndaj tyre.

Sipas aktgjykimit të gjykatës, Abdullah Thaçi është dënuar për shkak se ka thyer procedurat e aplikueshme bankare, respektivisht marrëveshjen mbi konfidencialitetin dhe moszbulimin e informacioneve bankare, pavarësisht se ato dëshmi i janë dërguar prokurorisë dhe flasin për keqpërdorim të parasë publike nga Drejtori i Arsimit në Prizren, Nexhat Çoçaj.

Neni 203, paragrafi 2 i Kodit Penal të Kosovës thotë se “personi nuk është penalisht përgjegjës sipas paragrafit 1. të këtij neni nëse e ka zbuluar informacionin konfidencial për interes publik nëse interesi i tillë peshon më shumë se mos zbulimi i informatës së fshehtë”. Andaj, me aktgjykimin e vet për këtë rast Gjykata Themelore e Prizrenit, përpos që ka marr vendim të padrejtë ka bërë edhe shkelje ligjore.

Më 8 gusht, Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje! në Prizren deponoi kallëzim penal, pranë Prokurorisë Komunale në Prizren, ndaj Nexhat Çoçajt, Drejtor i Arsimit të Komunës së Prizrenit, dhe Bekim Thaqit, mësimdhënës, për keqpërdorim të parasë publike. Sipas dëshmive që ia dërguam Prokurorisë, ne konsiderojmë se Nexhat Çoçaj dhe Bekim Thaqi u kanë shkaktuar dëm të konsiderueshëm qytetarëve të Komunës së Prizrenit dhe rrjedhimisht kanë kryer këto vepra penale:

1. Neni 339 par 1 dhe 5,shpërdorim i pozitës zyrtare dhe i autorizimit;

2. Neni 340 pa par 1dhe 3, përvetësim gjatë ushtrimit të detyrës;

3. Neni 341 par 1 dhe 3 mashtrim në detyrë; dhe

4. Neni 342 përdorim të paautorizuar të pasurisë.

Prandaj, në bazë të nenit 220 par 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës i propozuam Prokurorit Publik Komunal që të fillojë hetimin kundër Bekim Thaqit dhe Nexhat Çoçajt, pasi që ekziston dyshim i bazuar se këta, kanë kryer veprat penale, duke u mbështetur në provat e paraqitura. Këto keqpërdorime kanë ndodhur me rastin e organizimit të “Javës së Remzi Ademajt”, manifestim ky për nder të dëshmorit, në vitin 2011.

Karakteri universal i drejtësisë, e në veçanti i së drejtës penale është që të parandalojë dhe të eliminojë pasojat e mundshme që do të mund të jenë shkaktuar si pasojë e një veprimit i cili në vete përmban rrezikshmëri shoqërore.

Kjo rrezikshmëri në vete përmban një hierarki brenda të së cilës bëhet edhe klasifikimi i interesit të përgjithshëm të ndjekjes penale. Kjo hierarki shprehet në parimin e quajtur anti-drejtësi. Sipas këtij parimi interesi i shoqërisë është gjithmonë që të zbulojë dhe të ndjek veprat që paraqesin rrezikshmëri më të madhe shoqërore.

Rasti në fjalë është pikërisht e kundërta. Madje kjo është shpërfaqja kryesore e aparatit të PDK-së në krye me Ramadan Mujën. Prona, shteti dhe familja janë paradigma që e shpjegon ndërlidhshmërinë se më e rëndësishme është llogaria bankare e Nexhat Çoçajt, sesa llogaria e qytetarëve të Komunës së Prizrenit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)