Vendi rrezikohet nga trazirat
Prishtinë, 24 dhjetor - Mosrritja e pagave si dhe kthimi eventual i qytetarëve të cilët po e braktisin Kosovën, janë vetëm dy faktorë të cilët mund të ndikojnë në nxitjen e trazirave sociale.
Të paktën kështu vlerësojnë njohësit e çështjeve politike dhe atyre ekonomike. Sipas tyre, institucionet e Kosovës janë të papërgatitura për të menaxhuar mllefin e të pakënaqurve.
Arta Muhaxhiri, ka thënë se ikja e njerëzve nga Kosova është pasojë e një dëshpërimi të thellë në shtetin e Kosovës, me institucionet e saj dhe shoqërinë në përgjithësi, shkruan Tribuna.
Sipas tij, arsyet që i shtyjnë këta njerëz ta bëjnë këtë akt janë shumë të thella dhe komplekse.
E në anën tjetër, njohësi i çështjeve ekonomike, Ibrahim Rexhepi vlerëson se kryeministri aktual është dashur të ketë parasysh se posti që ka aktualisht, ka edhe sfida. Prandaj, sipas tij, është dashur të llogariste edhe për grevat e protestat për vendimet që do të marrë.
Vendimi që pagat të mos rriten, sipas Rexhepit, është i drejtë, meqenëse rritja ka ndodhur në fillim të vitit, kurse kjo tash do të ishte e tepërt dhe do të çrregullonte krejt strukturën e shpenzimeve buxhetore, e cila, sipas tij, edhe kështu nuk është në funksion të zhvillimit.
/Tribuna/