Vëllezërit që sulmuan policët, dënohen 13 muaj burg
Mitrovicë, 5 dhjetor - Gjykata Themelore në Mitrovicë- Departamenti i Përgjithshëm, pas shqyrtimit gjyqësor ka shpallur Aktgjykim dënues ndaj dy vëllezërve I. F, dhe B. F, nga Komuna e Mitrovicës, përkatësisht nga Stan Tergu, pasi të njëjtit janë gjendur fajtor për Sulm ndaj personit zyrtarë në kryerjen e detyrës zyrtare, përkatësisht ata kishin sulmuar një patrullë policieku këta të fundit ishin në detyrë zyrtare.
Ne këtë rast, gjyqtari i çështjes të akuzuarit I. F, i shqiptojë dënimin me burg në kohëzgjatje prej 7 (shtatë) muajve, i cili dënim do të ekzekutohet pas plotfuqishmërisë së Aktgjykimit, ndërsa të akuzuarit tjetër B. F, i shqiptojë dënimin me burg në kohëzgjatje prej 6 (gjashtë) muajve, i cili dënim nuk do të ekzekutohet në afat prej 2 (dy) viteve nëse i akuzuari nuk kryen ndonjë vepër tjetër penale gjatë kohës së verifikimit.
Në Aktgjykim thuhet se me datë 16 korrik 2014 rreth orës 23.00 nëStan-Tergë-Mitrovicë,dy policë (meshkuj) të Kosovës duke patrulluarkishin vërejtur dy persona (vëllezërit I. F, dhe B. F)në afërsi të një ambulance, ku me këtë rast policia u është afruar dhe pasi kanë kërkuar të legjitimohen vëllezërit në fjalë,ata kishin filluar fillimisht me fyerje dhe sharje në drejtim të policëve, ndërsa më pas i pandehuri I. F, e ka sulmuar me grushta njërin nga policët duke i shkaktuar lëndime në nofullën e majtë, përderisa vëllai tjetër B. F, i ka kontribuar kryerjes së kësaj vepre penale.
Me këtë rast, të akuzuarit u gjenden fajtor se kanë kryer veprën penale Sulm ndaj personit zyrtarë në kryerjen e detyrës zyrtare, duke u bazuar në nenin 410 paragrafi. 2, lidhur me paragrafin. 1, e lidhur me paragrafin 31 të Kodit të Procedurës Penale të Kosovës.