Velipojë, disa të lënduar nga shpëthimi i bombolës
Velipojë, 28 korrik - Një lokal në zonën e plazhit të Velipojës është përfshirë nga flakët paraditen e të premtes. Nga pamjet dallohen qartë tymi mbi çadrat e pushimit.
Dyshohet se shkaktar i zjarrit ka qënë një bombul gazi gatimi, por zjarrfikëset kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje për shuarjen e flakëve. Fatmirësisht nuk ka pasur dëme në njerëz, megjithëse dyshohet për disa të lënduar lehtë.