Velijaj edhe dy muaj në paraburgim
Prishtinë, 15 prill - Gjykata Themelore në Prishtinë ia ka vazhduar masën e paraburgimit të pandehurës Natali Velijaj edhe për dy muaj.
Sipas aktvendimit masa e paraburgimit do të zgjasë deri me datën 12 qershor 2013.
Gjykata ka vendosur që masa e arrestit shtëpiak tu vazhdohet edhe të pandehurve Fisnik Blakaj dhe Beim Blakaj edhe për dy muaj.
Në aktvendim shkruan se detyrohet Policia e Kosovës, stacioni policor Jugu në Prishtinë dhe stacioni policor Istog ta verifikojnë zbatimin e kësaj mase dhe në rast të mosrespektimit të saj ta informon gjyqtaren e procedurës paraprake të kësaj gjykate.